Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Italia përgatitet të rihapë kampet në Shqipëri, vendimi mund të hyjë në fuqi në pranverë
Ministria e Brendshme e Italisë ka hartuar një plan për rihapjen e qendrave të pritjes në Shqipëri. Rihapja mund të bëhet e mundur që në pranverë, nëse më 17 dhjetor miratohen pa pengesa tre rregulloret e reja të aprovuar të hënën nga Këshilli i BE-së. Sipas La Repubblica, hapi i fundit do të jetë miratimi nga Parlamenti Evropian, madje edhe para se Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin të hyjë në fuqi më 12 qershor. Sipas planit të ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, qendra në Gjadër do të rihapet për të pritur azilkërkues nga vende të konsideruara të sigurta, ndërkohë që ata presin përfundimin e procedurave të përshpejtuara kufitare. Në ndryshim nga më parë, migrantët nuk do të transportohen më direkt nga deti...