Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Opozita e përçarë, Arlind Qori paralajmëron se do të bëjë “namin” para Kuvendit nesër, Adriatik Lapaj proteston…
Opozita vijon të shfaqet e copëzuar në aksionin e saj politik. Arlind Qori ka njoftuar një tubim para Kuvendit nesër në orën 18:00, ku “Lëvizja Bashkë” synon të mbledhë qytetarët për të kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga institucionet. Paralelisht, Adriatik Lapaj ka zgjedhur një formë proteste përpara Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe me çadra, ndërsa Sali Berisha vijon me “Foltoret” e tij të hënave. Këto lëvizje të ndara tregojnë edhe një herë mungesën e bashkimit brenda opozitës, teksa secila palë kërkon të imponojë kauzën e vet në skenën publike. Paralajmërimi i Qorit Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Kuvendit në nivelin e duhur, atë të shërbimit të qytetarëve si dhe për të kërkuar shkarkimin...