Zelensky gati për zgjedhje në mes të luftës! Pranon mungesën e forcës për të rimarrë Krimenë

Zelensky gati për zgjedhje në mes të luftës! Pranon mungesën e forcës për të rimarrë Krimenë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh për herë të parë i gatshëm që vendi të zhvillojë zgjedhje presidenciale, të cilat duhej të mbaheshin në vitin 2024, por u shtynë pa afat për shkak të luftës me Rusinë. “Nesër do të jem në Ukrainë dhe pres propozime nga partnerët tanë dhe deputetët për ndryshimet ligjore që do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve nën ligjin ushtarak. Meqenëse kjo çështje është ngritur nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët europianë, do të jem i qartë: Jam gati”, deklaroi ai. Zelensky kërkoi nga SHBA dhe vendet e Europës të garantojnë sigurinë e procesit zgjedhor. Nëse siguria sigurohet, sipas tij, Ukraina mund të shkojë në votime brenda 60 deri në 90 ditësh. Ndërkohë, një ditë më parë, presidenti amerikan Donald...