Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
BE thërret Vuçiçin në Bruksel, analiza e DW: Serbia pa progres në reforma
Serbia filloimë 2014 negociatat për anëtarësim në BE. Progresi ka qenë i ngadaltë. Pas vitesh premtimesh të pambajtura dhe reformash të bllokuara, BE-ja po i bën presion Serbisë që të tregojë se seriozitet për reformat. “Ne presim që Serbia të tregojë angazhim, si me vepra ashtu edhe me fjalë”, tha Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në kryeqytetin serb, Beograd, më 15 tetor. Presidentja e Komisionit Evropian ishte në Serbi në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar zgjerimin e BE-së me vendet kandidate në rajon. Atë ditë, ajo ftoi Presidentin serb Aleksandar Vuçiç të vinte në Bruksel një muaj më vonë, në mënyrë që të dy të mund të “bënin një bilanc së bashku”. Ishte tetor; tani është...