Ferid Kola, skulptori i shpirtit shkodran, veprimtari i paepur i promovimit të artit

Ferid Kola, skulptori i shpirtit shkodran, veprimtari i paepur i promovimit të artit

Nga Albert Vataj Po aq sa si skulptor, Ferid Kola qëndron lart edhe si profesor dhe veprimtar qytetar, sepse te ai njerëzorja është më e fortë se sfida; shpirti i tij krijues dhe i paepur është ajo që i kundërvihet përjetësisë me të cilën ai përballet në çdo përpjekje për të fituar. Sot, i thinjur, duket sikur është derdhur në një kurorë vezulluese, ku më shumë se vitet, mbi katër identitete të dallueshme për nga karakteri dhe temperamenti, rëndon e tashmja e pështjelluar – përditshmëria që gjithmonë gjen arsye për të rrënuar, por që nuk arrin të marrë më shumë se një zbardhje flokësh, thellim vështrimi dhe kumbim zëri. Si për të folur jo vetëm me ty, por me të gjithë ata që duhet të...