Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
QKK në FOCUS London, Jonid Jorgji: Promovim i Shqipërinë si lokacion filmik dhe vend rezident për studio
FOCUS London, një event që mblodhi komunitetin ndërkombëtar të prodhimit audiovizual. FOCUS, vendi i takimeve për komunitetin ndërkombëtar të prodhimit u kthye këtë dhjetor 2025 për edicionin e 11-të Në këtë event u përfaqësua dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë, ku kryetari i saj Jonid Jorgji shprehet se është një platformë e rëndësishme, ku FOCUS gjithashtu ofron mundësi për të takuar profesionistë nga mbi 100 vende të botës. “Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë në FOCUS London, një event i jashtëzakonshëm që mbledh komunitetin ndërkombëtar të prodhimit audiovizual! Të përfaqësosh Shqipërinë në këtë platformë të rëndësishme ishte një përvojë e paharrueshme. FOCUS, ofron një mundësi të shkëlqyer për të takuar profesionistë nga mbi 100 vende, duke përfshirë sektorët e filmit, TV-së, reklamave, animacionit dhe...