Lahuta trashëgimi në rrezik, në listën e UNESCO-s për mbrojtje urgjente

Lahuta trashëgimi në rrezik, në listën e UNESCO-s për mbrojtje urgjente

Nga Julia Vrapi Lahuta shqiptare përfshihet pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO, në listën për nevojë urgjente mbrojtjeje. Lahuta trashëgimi në rrezik, ku nga institucionet e shtetit shqiptar duhet të merren masat e domosdoshme, që lahuta dhe këndimi me lahutë të mos jetë më e rrezikuar, por të mbetet e gjallë për sot dhe brezat që vijnë.  Arti i lahutës, i këndimit dhe i krijimit të lahutës është një nga thesaret më të çmuara të kulturës sonë, një pasuri që ka mbijetuar ndër shekuj. Ky art është shpallur tashmë pjesë e pasurisë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u renditur në listën për mbrojtje urgjente, një njohje e rëndësishme që nënvizon vlerën e tij të jashtëzakonshme. Një ditë më parë ministri i...