Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Restaurohet disku i rrallë me zërin e At Gjergj Fishtës, në gjendjen fillestare ishte e pamundur për t’u dëgjuar
Një disk i rrallë me zërin e At Gjergj Fishtës është restauruar. Disku është një ndër kopjet e vetme autentike të mbërritur deri në ditët tona, ku në gjendjen e tij fillestare ishte pamundur për t’u dëgjuar. Drejtori i Muzeut të Forcave të Armatosura, Niko Kotherja, njëkohësisht historian e koleksionist, ka restauruar diskun e rrallë, i cili mban të regjistruar zërin e At Gjergj Fishtës. Në një postim në Facebook, Kotherja që ka ndarë dhe një foto të diskut të rrallë shprehet dhe për punën që është bërë për restaurimin e tij. Kotherja shprehet se përkushtimi dhe vëmendja më në fund dhanë një rezultat të jashtëzakonshëm. “Kjo që shihni është një ndër kopjet e vetme autentike të diskut mbërritur në ditët tona, ku gjendet i...