Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Edi Rama ‘viktimë’ e drejtësisë që e krijoi vetë/ Gjokutaj: Balluku, saze për këmbët e tij
Reagimi i ashpër nga shoqata e gjyqtarëve ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama ka ndezur debatin publik, mbi atë që shihet si një sinjal i qartë i një çarjeje të thellë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Genci Gjokutaj e konsideron këtë zhvillim, si një risi në një klimë të perceptuar si të dominuar nga “absolutizmi dhe autokracia”, duke sugjeruar se balancat e pushtetit mund të jenë duke ndryshuar.‘Nga pozicioni i një “influenceri” të pushtetshëm të drejtësisë, kulturës dhe arsimit, ai gradualisht po shndërrohet në një “subjekt” të mundshëm të punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo lëvizje ‘tektonike’ mendohet se është arsyeja kryesore pas reagimit të gjyqtarëve, të cilët po kuptojnë se vetë arkitekti i reformës në drejtësi, mund të përfundojë nën lupën e saj....