E moshuara rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorin e kondicionerit, jashtë rrezikut për jetën

E moshuara rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorin e kondicionerit, jashtë rrezikut për jetën

Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës ku jetonte, në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës, Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht, ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.