“Salianji s’na njoftoi për takimet”, Luan Baçi: Shabani s’është i yni, firmat i dhamë kot!

“Salianji s’na njoftoi për takimet”, Luan Baçi: Shabani s’është i yni, firmat i dhamë kot!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në moderimin e Arbër Hitajt, sqaroi qëndrimin e PD-së lidhur me kandidaturat për Avokat të Popullit dhe situatën brenda opozitës. Baçi theksoi se Endri Shabani nuk është kandidati i PD-së për Avokat të Popullit, duke shpjeguar se firmat e deputetëve ishin vetëm procedurale. “Opozita, duke qenë në një situatë të tillë, sidomos pas zgjedhjeve të bashkisë së Tiranës ku u propozua një kandidat nga shoqëria civile, vendosi të mbështeste të gjitha propozimet e ardhura nga grupimet opozitare. Firmat u dhanë vetëm për t’i paraqitur kandidaturat te komisioni, si një hap formal. U firmosën rreth 20 kandidatë për avokat që kërkuan mbështetje dhe ne i kemi firmosur,” u shpreh Baçi. Ai shtoi se...