“ILD,  vendosja e standarteve profesionale”! Metani: Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur!

“ILD, vendosja e standarteve profesionale”! Metani: Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur!

ild TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Arbër Metani, organizoi një pasdite pune mbi inspektimin disiplinor në Shqipëri, në një event ku morën pjesë të ftuar nga institucione të drejtësisë e gjykatave e prokurorive në vend. Aktiviteti bëri bashkë drejtues e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në vend, të gjykatave e zyrave të prokurorive, kontributorë të shërbimit të inspektimit ndër vite etj. Gjatë eventit u shfaq dokumentari televiziv “Të inspektosh drejtësinë”, mbi inspektimin disiplinor që daton që prej vitit 1912. Metani theksoi rëndësinë e ngritjes se inspektoratit të drejtësisë, të mbështetur në standardet e larta të ndarjes së pushteteve dhe të ruajtjes se pavarësisë së magjistratëve. Për Metanin, zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për vendosjen e standardeve profesionale. Fjala përshëndetëse e Inspektorit të...