Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
14-vjeçari ekspozon th*kën në rrjetet sociale, Prokuroria nis hetimet
Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për një 14-vjeçar, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale shihet me një mjet prerës (thikë). Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit. Ky rast shton shqetësimin në rritje për fenomenin e ekspozimit të të miturve me mjete të ftohta dhe përmbajtje që nxit dhunën, i cili po shihet si rrezik serioz për sigurinë e tyre.