Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Miratohet tek “Ekonomia”, buxheti 2026 “rrëshqet” pa pengesa drejt Kuvendit
Me shtatë vota pro e asnjë kundër, është miratuar sot, 9 dhjetor, buxheti i shtetit për vitin 2026, nen për nen në Komisionin e Ekonomisë, Punësimin dhe Financat. “Kemi nevojë që në një mënyrë mbase informale të bëjmë ca diskutime për këto ide që kemi. Kemi nevojë të ulemi me ju për këto gjëra, urime dhe suksese që të zbatojmë projektbuxhetin me atë rritje ekonomike që kemi parashikuar”, tha drejtuesja e këtij komisioni, Milva Ekonomi, në mbyllje të mbledhjes. Gjatë mbledhjes, pati diskutime të thelluara pasi deputeti socialist Erion Braçe propozoi që “çdo e ardhur shtesë nga politikat për sigurimet shoqërore të përdoret për politikë pensionesh”. Tanimë pritet që buxheti të miratohet nen për nen në sallën e Kuvendit, në seancën plenare të 11 dhjetorit. Këtë të...