Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Gazeta belge: U arratis sërish duke përdorur trukun e vjetër si në Belgjikë
Ai ndodhej në një nga burgjet më të ruajtura të Italisë. Megjithatë, gangsteri shqiptar Toma Taulant (41 vjeç) ka arritur të arratiset. Madje duke përdorur trukun më klasik: fillimisht duke sharruar hekurat e dritares dhe më pas duke u ngjitur mbi murin e burgut me çarçafë të lidhur mes tyre. Pas tri arratisjeve të mëparshme të suksesshme, mes tyre edhe nga burgu i Lantinit në Belgjikë, ai ishte megjithatë nën mbikëqyrje të shtuar Nga Thierry Goeman, NIEWSBLAD Taulant Toma, i njohur edhe me emrin Admir Dedinca ose si “grabitësi i Parmës”, është në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet policore u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse mendojnë se e kanë parë, të mos ndërmarrin asgjë vetë, por të njoftojnë policinë. Ai konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe mund të...