LAHUTA SHQIPTARE NË UNESCO: Tradita mijëravjeçare futet në listën e trashëgimisë botërore

LAHUTA SHQIPTARE NË UNESCO: Tradita mijëravjeçare futet në listën e trashëgimisë botërore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se arti i të luajturit, të kënduarit dhe ndërtimit të lahutës është përfshirë zyrtarisht në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në kategorinë e elementeve që kanë nevojë për mbrojtje urgjente.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Lahuta, një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit kulturor shqiptar, është kultivuar ndër shekuj në trevat veriore shqiptare si Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Përmes Eposit të Kreshnikëve dhe këngëve epike, lahutarët kanë përcjellë brez pas brezi vlera themelore si trimëria, besa, nderi, mikpritja dhe qëndresa. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Sipas njoftimit zyrtar, ky vlerësim ndërkombëtar është rezultat i një procesi të gjatë...