Me miliona të vrarë në Kongo/ Lufta për “tokën e artë”, mineralet përfshijnë edhe Amerikën

Me miliona të vrarë në Kongo/ Lufta për “tokën e artë”, mineralet përfshijnë edhe Amerikën

Lindja e pasur me minerale e Republikës Demokratike të Kongos është zhytur në konflikt prej më shumë se tre dekadash. Që nga gjenocidi në Ruanda në vitin 1994, një mozaik grupesh të armatosura kanë konkuruar me pushtetin qendndror për territor, influencë dhe mbi të gjitha për kontrollin e pasurive që mund të ndryshojnë fatin e një kombi të tërë. Kjo pasiguri ka përfshirë vazhdimisht edhe shtetet fqinje duke shpërthyer në dy luftra të mëdha në vitet 90 që historia i njeh sot si luftrat botërore të Afrikës me miliona viktima. Tensionet shpërthyen sërish në fillim të vitit 2025, kur rebelët e M23 nisën një ofensivë të rrufeshme në lindje të vendit duke marrë nën kontroll qytete strategjike. Goma, qytet me mbi 1 milion banorë dhe...