Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Lider të dobët?’ BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë për drejtuesit tanë
Bashkimi Evropian iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se Evropa është një grup vendesh “në kalbje” e drejtuar nga liderë “të dobët”. Në një intervistë për gazetaren e POLITICO-s, Dasha Burns, transmetuar në episodin special të podcast-it The Conversation, Trump kritikoi ashpër Evropën për të menaxhuar migracionin. “Mendoj se janë të dobët,” tha Presidenti republikan, duke iu referuar presidentëve dhe kryeministrave të kontinentit, duke shtuar: “Mendoj se nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë.” E pyetur nga 'Politico' për t’iu përgjigjur vlerësimit kritik të Trump-it, zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinho, mbrojti fort udhëheqësit evropianë. “Ne jemi shumë të kënaqur dhe mirënjohës që kemi liderë të shkëlqyer, duke nisur nga drejtuesja e këtij institucioni, presidentja e Komisionit...