Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Vlerat që Shqipëria sjell në familjen europiane…

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Vlerat që Shqipëria sjell në familjen europiane…

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE. Takimi periodik vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE. Spiropali shkruan se “në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane.”