Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Plani i paqes përpiluar nga Ukrainë-BE gati!”/ Zelensky: Së shpejti do t’ia paraqesim SHBA-së
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina dhe vendet evropiane janë gati t’i paraqesin SHBA-së versionin e përditësuar të planit të paqes, duke theksuar se Kievi “është i përkushtuar ndaj një paqeje të vërtetë”. Ai shtoi se gjithçka varet nga gatishmëria e Rusisë për të ndalur luftën. Sipas Zelensky-t, dokumentet e rishikuara të planit do t’i dërgohen së shpejti Uashingtonit. Ai njoftoi se ka diskutuar me ekipin negociator rezultatet e takimit të një dite më parë në Londër, të zhvilluar në nivel këshilltarësh të sigurisë kombëtare të vendeve partnere evropiane. “Po punojmë intensivisht për të gjitha elementet e mundshme të hapave drejt përfundimit të luftës. Pikat ukrainase dhe evropiane të planit tani janë më të zhvilluara dhe jemi gati t’i paraqesim partnerëve tanë amerikanë,” shkroi...