Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të bashkisë së Vlorës. Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar.