Dy makina përplasen në rrugën e vjetër Fier – Ballsh, 2 të plagosur

Dy makina përplasen në rrugën e vjetër Fier – Ballsh, 2 të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e vjetër Fier - Ballsh në afër fshatit Plyk. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e këtij aksidenti.