Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 15-të në Abissnet Superiore (foto)
9 Dhjetor 2025 16:10 Telesport Java e 15-të e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City. Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1. Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës. Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i AF Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit. Faton Neziri i Dinamo City, Blaise Tsague i AF Elbasanit dhe Rowan Human i Partizanit mbështesin në sulm Ibrahim Mustapha e Bylisit. Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur tekniku i Partizanit, Oltion Kërnaja. Demat e...