Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Arbitri i Vitit” në Shqipëri, zbulohen 4 të nominuarit
9 Dhjetor 2025 16:49 Telesport Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”. Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi. Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .