Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Nuk i shpenzova paratë nëpër diskoteka”; Uzuni sqaron kritikët: Familja është mbi gjithçka!
Myrto Uzuni është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, por këtë herë jo për golat apo paraqitjet në fushë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u komentua gjerësisht në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve nga dasma e motrës së tij, ku shihet duke hedhur shumë para gjatë festës. Një moment gëzimi familjar që u interpretua ndryshe nga një pjesë e opinionit publik dhe u shoqërua me kritika, duke e cilësuar gjestin si të tepruar dhe pa etikë. Përballë reagimeve, futbollisti beratas vendosi të flasë hapur. Me një mesazh të drejtpërdrejtë në Instagram, Uzuni sqaroi se veprimi i tij nuk kishte lidhje me mendjemadhësinë apo shpërdorimin, por ishte thjesht shprehje emocionesh në një ditë të rëndësishme familjare. Ai theksoi se prioriteti i tij mbetet familja dhe...