Milani, 31 pikë si te titulli i vitit 2022. Kjo statistikë “garanton” Champions-in

Milani, 31 pikë si te titulli i vitit 2022. Kjo statistikë “garanton” Champions-in

9 Dhjetor 2025 14:34 Alfred Lleshi Një nisje e tillë për Milanin nuk ishte parë që nga sezoni i titullit kampion. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 31 pikët e grumbulluara nga “Djalli” në 14 javët e para barazojnë ecurinë e sezonit 2021-2022, vitit të titullit të fundit. Ka edhe një të dhënë historike inkurajuese për Champions League. Në epokën e tri pikëve, sa herë që Milani ka kaluar kuotën 30 në këtë fazë të kampionatit, e ka mbyllur gjithmonë sezonin të paktën në podium. Shifrat, pra, janë në favor të kuqezinjve. Entuziazmi pas përmbysjes ndaj Torinos ka përfshirë edhe Arrigo Sacchi. Në “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri sfidon Napolin dhe Interin, por e lidh ëndrrën e titullit kuqezi me merkaton. Skuadrës së Allegrit, sipas tij, “i duhet...