Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kritika ndaj Yildiz dhe Locatellit, Capello qorton Spallettin: “Nuk ishte nevoja ta thoshte para mediave”
9 Dhjetor 2025 14:50 Alfred Lleshi Fabio Capello ka komentuar humbjen 2-1 të bardhezinjve ndaj Napolit, duke analizuar punën e Spallettit: “Juventusi luan ngadalë, Spalletti ende nuk ka arritur t’iu japë shpejtësi manovrave. Ky është realiteti, topi qarkullon ngadalë dhe pak vertikalisht. Spalletti sapo ka mbërritur, po përpiqet t’i japë ide dhe personalitet skuadrës”. Sipas Capellos, ndaj Napolit trajneri bardhezi “ndoshta pati pak frikë nga skuadra e Contes dhe, duke njohur forcën e mesfushës së tyre, zgjodhi të luajë pa qendërsulmues”. Edhe pse pas tri fitoreve radhazi synimi ishte të merreshin pikë, “u pa diferenca mes dy skuadrave”. Capello nuk ishte dakord me kritikat publike të Spallettit ndaj Yildiz dhe Locatellit: “Këto analiza duhej të bëheshin në dhomat e zhveshjes, jo para mediave”. Ai shtoi:...