Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Lahuta në UNESCO edhe në emër të Shqipërisë
Lahuta është futur zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale për mbrojtje urgjente të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), edhe në emër të Shqipërisë. Sipas përshkrimit të UNESCO-s, lahuta është një instrument druri me një tel, me trup të mbuluar me lëkurë dhe qafë të gdhendur, i punuar zakonisht nga druri i panjës ose arrës. Dikur teli përgatitej nga bishti i kalit, ndërsa sot shpesh përdoret najloni. Instrumenti luhet kryesisht në veriun dhe verilindjen e Shqipërisë, zakonisht gjatë tubimeve familjare, festave dhe ngjarjeve të rëndësishme komunitare. “Lahutari këndon duke shoqëruar veten me instrument, duke rrëfyer legjenda, ngjarje historike apo përvoja personale. Edhe pse tradicionalisht përdorej nga burrat, sot lahutën po e interpretojnë gjithnjë e më shumë edhe gratë”,...