Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Shtyhet seanca për dosjen 5D, ndryshimi i avokatit sjell pezullim afatesh
                            Seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “5D” është shtyrë, pasi i pandehuri Redi Molla ka ndërruar avokatin mbrojtës. Avokati i ri i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes dhe për t’u pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen ligjore. Në këto kushte, Gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit, deri në zhvillimin e seancës së ardhshme.Seanca e radhës është caktuar për datën 30 prill, në orën 15:00, ku pritet të nisë shqyrtimi i plotë i çështjes. Të pandehur për këtë dosje janë ish-drejtorët e bashkisë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari....