Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Avokati i Popullit, lista me kandidatët miratohet në Komisionin e Ligjeve, kalon në seancë për votim
Lista me emrat kandidatë për postin e Avokatit të Popullit u miratua në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim,. Para nisjes së punës në komision, grupi parlamentar i PS u mblodh dhe vendosi të mos propozojë asnjë emër të ri, por të zgjedhë një nga emrat e propozuar nga opozita. Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani.