Aksident tragjik në Devoll/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident tragjik në Devoll/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Sipas informacioneve paraprake, viktima po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga mjeti që po lëvizte me shpejtësi në drejtimin Korçë–Bilisht. Për shkak të plagëve të rënda, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vend. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe ka nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të marrë në pyetje drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamiken e plotë të ngjarjes.