Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down, depoziton në Kuvend nismën ligjore
Për të gjitha nënat të cilat kujdesen për fëmijët e tyre që janë me spektrin autik apo sindromën Down, duhet të njihet zyrtarisht si punë e papaguar. Kjo është nisma ligjore që deputetja e PD Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend. Në një postim në rrjetin social, Tabaku shprehet se gjatë vitit të fundit ka takuar dhjetëra familje “të jashtëzakonshme”, të cilat luftojnë çdo ditë për të ofruar siguri, edukim dhe stabilitet për fëmijët e tyre. Shumë nëna, tha ajo, kanë lënë punën dhe karrierën për t’iu përkushtuar 24 orë në ditë fëmijëve që kanë nevojë të veçantë. “Kjo është punë e papaguar. Është sakrificë, është përgjegjësi, është dashuri. Por është edhe një standard europian dhe njerëzor që shteti duhet ta njohë,” theksoi Tabaku. Sipas...