Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bill Gates bëhet pjesë e dokumentarit të regjisorit shqiptar, Tertini:Ja si u bë pjesëmarrës në “Pinocchio’s Harvard”
Valmir Tertini është një regjisor shqiptar i njohur për qasjen e tij të veçantë në dokumentarë dhe kinema artistike, duke kombinuar rrëfime personale me dimensione kulturore dhe historike. Me projektet që ka realizuar në fushën e kinematografisë ai ka fituar vëmendje ndërkombëtare për aftësinë e tij, duke sjellë edhe histori të thjeshta në ekran me një vizion unik dhe emocional, siç shihet edhe në projektin e tij më të fundit, “Pinocchio’s Harvard”. Dokumentari më i ri nga regjisori shqiptar Valmir Tertini sjell historinë e Pinocchio’s, picerisë ikonike pranë Harvardit, e cila prej më shumë se gjashtë dekadash është shndërruar në një pikë-referimi për studentët dhe vizitorët e Harvardit. Por në dokumentarin e regjisorit Valmir Tertini është pjesëmarrës dhe Bill Gates një ndër njerëzit më të...