Kë po përgjonin? Autoritetet shqiptare u njoftuan me vonesë për oficerët “në aksion” në tragetin italian në Durrës

Kë po përgjonin? Autoritetet shqiptare u njoftuan me vonesë për oficerët “në aksion” në tragetin italian në Durrës

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je italian kanë hyrë në Shqipëri më 5 dhjetor dhe ishin planifikuar të largoheshin brenda ditës, por veprimet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet shqiptare. Kjo sepse ata kishin me vete pajisje të dyshuara për përgjim, por nuk kishin marrë leje dhe as informuar autoritetet tona për këtë. Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në disa media në dy ditët e fundit. Daci raporton se pala italiane i ka informuar autoritetet shqiptare me vonesë mbi veprimet që oficerët do të kryenin në tragetin që kishte flamur italian, të ankoruar në portin e Durrësit. Kur tre personat tentuan të kalonin në pikën e kalimit...