Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama reagon ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve: Nuk i kam parë të ankohen për ata që u këndojnë librin e shtëpisë
Kryeministri ka reaguar pas deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve, e cila akuzoi kreun e qeverisë për ushtrimin e “presionit” ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në rrjetin social X, ai hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se prej një dekade nuk ka qenë në konflikt me trupën gjyqësore, por ka luftuar për të, duke mbështetur Reformën në Drejtësi dhe duke toleruar, sipas tij, “lajthitje” të sistemit gjyqësor që kanë cenuar të drejtat e qytetarëve. Ai deklaroi se nuk ka ndërmend të heshtë, as në rastin kur është vetë palë në një çështje në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, funksioni i kryeministrit, po rrezikon të dëmtohet në pavarësinë e tij nga vendimmarrja e një prokurori dhe një gjyqtari. “Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i...