Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Tregtonte “mall” në lokalin e tij, arrestohet 32- vjeçari nga Vau Dejësi (emri)
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Klemjan Perndreu, 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan. Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë...