Largohet nga banesa 28- vjeçarja nga Shkodra, digjen 2 makina në lagjen “10 Korriku”…

Largohet nga banesa 28- vjeçarja nga Shkodra, digjen 2 makina në lagjen “10 Korriku”…

Më datë 08.12.2025, ka kallëzuar shtetasja Z. D., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 28 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në rrugë, njëri prej tyre në pronësi të shtetasit Z. K., 42 vjeç, tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të...