Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Inovacioni, bizneset dhe universitetet shqiptare me investimet më minimale në Europë
Shqipëria mbetet një nga vendet me përqindjen më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim (R&D) në raport me PBB-në, si në nivel të përgjithshëm, ashtu edhe në të gjitha nën-sektorët kryesorë që zakonisht mbështesin inovacionin, të tilla si bizneset, qeveria dhe arsimi i lartë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2024, totali i shpenzimeve për R&D në Shqipëri arrin vetëm 0.2% të PBB-së, një nivel tejet modest në krahasim me mesataren e BE-së, që është 2.24%, dhe atë të zonës euro, që shkon në 2.28%. Diferenca është gati 15 herë në favor të BE-së, çka tregon boshllëkun e thellë teknologjik dhe të inovacionit midis Shqipërisë dhe ekonomive europiane. Sektori i biznesit, i cili zakonisht është motori kryesor i inovacionit në vendet e...