Kë përgjuan italianët? Gazetarët: Pajisje përgjimi në Shqipëri, pritet t’i nënshtrohen ekspertimit…Çfarë ndodhi në Portin e Durrësit

Kë përgjuan italianët? Gazetarët: Pajisje përgjimi në Shqipëri, pritet t’i nënshtrohen ekspertimit…Çfarë ndodhi në Portin e Durrësit

porti i durresit TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje në lidhje me kapjen e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, pasi u zbuluan në një automjet në Portin e Durrësit me të cilin udhëtonin 3 persona. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Dervishi bëri me dije se bëhet fjalë për pajisje përgjimi, që kur i afrohet një antene, e duplikon atë. Dervishi ngre dyshimet se një pajisje e tillë mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. “Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë...