Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk i dorëzohemi policisë, vetëm Allahut të vdekur”, zbardhet dëshmia e vëllait të Ukës: Më telefonoi dhe më tha..
“…Nuk i dorëzohemi policisë të gjallë, i dorëzohemi vetëm Allahut të vdekur…Allahu Ekber…”, këto janë fjalët që Julian Cumraku i ka pohuar punonjësve të policisë së Pukës, sapo ka konstatuar se banesa e tyre në fshatin Orosh ishte rrethuar nga forca të shumta policie. Pavarësisht bindjes së tyre për të mos u dorëzuar dhe luftuar me forcat RENEA, mbërritja në vendngjarje e Besnik Ukës, vëllait të Erzen Ukës, ka sjellë zbutjen e reagimit të tyre, duke çuar në daljen nga banesa të paarmatosur dhe dorëzuar policisë. Mësohet se është bërë përpjekje, për të bërë intervistimin e personave nën hetim Erzen Uka dhe Julian Cumraku, por ata kanë refuzuar për t’u përgjigjur dhe për të firmosur. Në këto kushte, nuk është përpiluar proces-verbal për pyetjen e...