Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kush e futi pajisjen përgjuese në Shqipëri? Klodiana Lala tregon detaje: Të përfshirë politika dhe krimi i organizuar
Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një prononcimi për një emision televiziv, dha detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza. Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar. “Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën,...