Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘PD 35 vjet me të njëjtin kryetar’, gazetari: Duam BE-në, por dorëheqjet nuk funksionojnë
Gazetari Erl Murati i ftuar në një studio televizive u shpreh se 35 vjet nga rënia e komunizmit, në Shqipëri politika nuk e njeh dhe nuk e zbaton metodën e dorëheqjes së liderit të partisë, por vijojnë të kenë të njëjtin kryetar, sic është kreu i PD, Sali Berisha. Murati tha se nga 8 dhjetori 1990 deri më sot, ka ndryshuar forma por jo përmbajtja. “Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane”, u shpreh gazetari Erl Murati. Sipas tij, fakti që Berisha vijon të jetë në krye të PD, nuk është aspak pozitive në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Unë personalisht e shoh si problem këtë”, tha Murati. Erl Murati: Ka ndryshuar forma dhe shumë gjëra...