Rreth 1200 kandidatë deputetë, partitë publikojnë listat, KQZ i dërgon për verifikim

Rreth 1200 kandidatë deputetë, partitë publikojnë listat, KQZ i dërgon për verifikim

Partitë dhe koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit publikuan listat e tyre me kandidatë për deputetë. Lëvizja Vetëvendosje solli pak risi në listën e saj në krahasim me ato të muajit shkurt. Ndryshimi më i rëndësishëm ishte përfshirja e Andin Hotit, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti. Ndryshimet më të mëdha erdhën tek Partia Demokratike e Kosovës që ka përfshirë në listë 50 kandidatë që hyjnë në garë për herë të parë. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ndryshime pati vetëm ne renditjen e numrave, duke e përfshirë në dhjetëshën e parë edhe të birin e presidentit Ibrahim Rugova, Ukën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përfshirë në listën e saj edhe ish-kryeministrin Agim Çeku, shkruan A2. Ndryshe nga gara e shkurtit,...