Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria kryeson vendet evropiane në përdorimin e Inteligjencës Artificiale në arsim
Shqipëria renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të inteligjencës artificiale në arsim. Sipas TALIS 2024, të publikuar nga OECD, 53.2% e mësuesve shqiptarë deklarojnë se përdorin IA në punën e tyre, nga përgatitja e orëve mësimore, krijimi i materialeve didaktike deri te përmbledhja e informacionit. Ky numër e vendos Shqipërinë përpara shumë vendeve evropiane, duke treguar një qasje më të shpejtë dhe më të hapur ndaj teknologjisë në shkolla. Në Malta, Rumania, Çekia dhe Polonia, përdorimi është rreth 45–46%. Ndërkohë, në rajon, Kosova dhe Maqedonia e Veriut paraqesin shifra rreth 42–43%, ndërsa vende nordike si Norvegjia regjistrojnë rreth 40%. Ky krahasim tregon se, ndërsa IA po hyn gjithnjë e më shumë në mësimdhënie në Evropë, Shqipëria aktualisht mban ritmin më të lartë të...