Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

Shkolla të pasigurta është ky konkluzioni që arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer nga shtatori 2021 deri në 2024.  Monitorimi në gati 4 vite për rolin e oficerëve të sigurisë edhe punën e bërë  në institucionet arsimore ka rezultuar një proces jo efektiv, për shkak të mungesës së koordinimit institucional, teksa nga buxheti i Ministrisë së Arsimit vetëm  nga 0.4% deri në 0.6% të totalit të buxhetit shkon për sigurinë.  “Problematika më e shpeshtë, është ajo e dhunës fizike, me 892 raste të referuara në periudhën në fokus auditimi. Dhuna psikologjike/verbale radhitet e dyta, me 333 raste në këto vite. E treta, ndër problematikat më shqetësuese, me të cilat ballafaqohet siguria në shkolla, është bullizmi, e cila është raportuar 186 herë, në të njëjtën...