Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Dëmtimi i digës së rezervuarit të Çërravës në Pogradec dhe vërshimi i ujit gjatë periudhës së përmbytjeve ka shkaktuar një katastrofë mjedisore. Mbetjet e ish-venddepozitimit të Çërravës që ishin mbuluar aty pas vënies në funksion të Landfillit të Maliqit janë nxjerrë në sipërfaqe dhe transportuar nga uji drejt tokave bujqësore. Tonelata mbeturina që ishin depozituar për vite me radhë në zonën e quajtur Bregu i Lëndinave kanë mbuluar tokat e kultivuara nga banorët. Ata thonë se më herët Bashkia e Pogradecit kishte bërë një investim për rehabilitimin e digave dhe kishte ndërtuar një kanal uji për vaditje të tokave por cilësia e dobët e punimeve solli pasoja të mëdha. Tani kur të mbjellat u janë dëmtuar dhe tokat e tyre ndodhen të mbuluara nga mbeturina...