Të rinjtë ‘pushtojnë’ Piramidën për 8 dhjetorin, Gonzato: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

Të rinjtë ‘pushtojnë’ Piramidën për 8 dhjetorin, Gonzato: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

Piramida e Tiranës, godina që deri 35 vite më parë shërbente si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha, sot u gjallërua nga mijëra të rinj që festuan ditën dedikuar atyre. I konceptuar si një festival idesh, nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnaze dhe vullnetarë nga shoqata të ndryshme u prezantuan me projektet e tyre, nga punimet artizanale te piktura, libri e teknologjia.  “Jam shumë e lumtur që rinia merret me projekte të tilla, duke provuar veten në sfida, jo vetëm në artizanat dhe thjesht të dalim nga zona komforte e tyre”, u shpreh një nga vajzat. Jo vetëm ambicia për të shprehur talentin, por edhe dëshira për të ndihmuar më të dobët, këtë 8 dhjetor mesazhin më të fortë e përcjellin vetë të rinjtë. “Të gjitha...