VIDEO/ Chris Hill: Unë nuk do të zgjidhja ‘non grata-n’ për Sali Berishën

VIDEO/ Chris Hill: Unë nuk do të zgjidhja ‘non grata-n’ për Sali Berishën

Ish-ambasadori Amerikan në Tiranë në vitet ’90 Christopher Hill, i cili po qëndron në Tiranë këto ditë është pyetur edhe për ‘non gratën’ e dhënë ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Në një intervistë për TCH, Hill është shprehur se, nuk do të kishte zgjedhur asnjëherë sanksionet, shpalljen ‘non grata’ për kryedemokratin, Sali Berisha. ‘Shiko, unë kam opinionet e mia personale për këtë, se a janë këto lloj sanksionesh të dobishme apo jo. Si rregull i përgjithshëm unë jam një person që nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë, zgjedh dialogun, që do të thotë të përpiqesh të zgjidhësh gjërat, por nuk jam në pozicion të komentoj ndonjë deklaratë për sanksione’, ka deklaruar ish-ambasadori Chris Hill. Nga ana tjetër, ai është shprehur se, komentet nga...