Zëdhënësja e Netanyahut: Takimi me Trumpin, më 29 dhjetor!

Zëdhënësja e Netanyahut: Takimi me Trumpin, më 29 dhjetor!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë bisedime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 29 dhjetor për të diskutuar hapat e mëtejshëm në planin e paqes të udhëhequr nga SHBA-të për Rripin e Gazës, tha të hënën një zëdhënëse e qeverisë izraelite. Mediat izraelite raportuan se Netanyahu do të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara midis 28 dhjetorit dhe 4 janarit, por zëdhënësja nuk pranoi ta konfirmonte këtë. Zyra e Netanyahut njoftoi rreth një javë më parë se Trump e kishte ftuar udhëheqësin izraelit në Shtëpinë e Bardhë, "në të ardhmen e afërt". Faza tjetër e planit të paqes pritet të fillojë pasi Hamasi të ketë dorëzuar trupin e fundit të pengut izraelit, në këmbim të trupave të 15 palestinezëve të mbajtur nga Izraeli....