VIDEO/ Mbështetësi i Berishës del në foltore dhe harron fjalimin, i riu: Më falni

VIDEO/ Mbështetësi i Berishës del në foltore dhe harron fjalimin, i riu: Më falni

18 sekonda është koha që përdori një i ri për të folur tek Foltorja e thirur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. I riu Eugen Gjoni u ftua që të dalë në foltore, por fillimisht nuk po dukej për disa sekonda derisa më pas u ngjit në foltore. Ishte parashikuar që ai të mbante një fjalim si gjithë të tjerët, por kur u ngjit në foltore duket se u emocionua dhe e harroi fjalimin. Ai foli shumë shkurt, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, kërkoi falje dhe më pas u largua nga foltorja. ”Përshëndetje të dashur miq e demokratë. Faleminderit që jeni sot në ditën e Rinisë, jemi munduar të bëjmë një foltore ndryshe, faleminderit për pjesëmarrjen, faleminderit shumë dhe më falni”, tha ai.